Ndizen qirinj para Kryeministrisë, homazh për shpirtin e Mateos !

Në shkallët e kryeministrisë mbrëmjen e sotme janë ndezur qirinj në shenjë homazhi për vogëlushin 8-vjeçar Mateo Vasiu, që u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Shumë qytetarë të prekur nga ngjarja e rëndë, disa prej tyre edhe me fëmijët përdore janë afruar me qirinj në shkallët e kryeministrisë. Disa ndalen dhe kërkojnë drejtësi duke theksuar se duhet dënim maksimal ndaj autorit të këtij krimit të rëndë. Pjesë e këtij homazhi janë bërë edhe shumë figura të njohura të ekranit.