Trondit qytetari nga Shkodra : “Më mbytën djalin e gruan në shtrat” (Video)

Qytetari nga Shkodra , Cesk Simoni solidarizohet me dhimbjen e familjes Vasiu ne Fier qe iu vra barbarisht vogelushi 8 vjecar. “Bashkohem me dhimbjen e kesaj familje dhe do shkojme deri ne ngujim per te vendosur denimin me vdekje te ketij monstre”. Çesk Simoni ka ardhur nga Shkodra për të firmosur peticionin e familjes së 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, që kërkojnë dënimin me vdekje të vrasësit. Ai ka një histori të ngjashme, që i ka ndodhur në vitin 2002.


“Sa herë që ndodhin kështu tragjedish, më kujtohet kjo dhimbje. Më kanë mbytur djalin 3 vjeç dhe gruan në krevat. Tani ndodhin kjo tjetra, këto tragjedi përsëriten çdo vit, çdo gjashtë muaj.

Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për t’u ngujuar këtu, nuk do të iki, do të sjell dhe familjarët”.

Në mars të vitit 2002 Sadik Kuniqi shkoi në shtëpinë e mikut të tij, Çesk Simonit, ku gjeti gruan e Çeskut, Mirën, së bashku me djalin e saj 3 vjeç Xhekun. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një mistri. E plagosur, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha goditjen fatale. Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij, Kuniqi u arrestua dy orë më vonë, ndërsa rrëfimi dhe sjellja e tij përpara policisë ishte diçka e padëgjuar më parë.