Ftoi për kafe dhe ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren/ 34-vjeçari nga Tepelena: “Ishte dashuri me shikim të parë!”

Më herët u njoftua se policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me këtë ngjarje pasi bëhet e ditur se 17-vjeçarja dhe 34-vjeçari janë njohur rastësisht në spital, pasi e reja kishte të shtruar një të afërmin e saj. Sipas “Panorama” pasi janë njohur, 34-vjeçari e ka ftuar për kafe 17-vjeçaren dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tij drejt Viroit.

Familjarët kanë dëshmuar se brenda mjetit ka pasur një raport intim mes tyre por 17-vjeçarja ka deklaruar se 34-vjeçari e ka puthur dhe ka bërë veprime të tjera të natyrës seksuale pa pëlqimin e të resë. Pasi 17-vjeçarja është vonuar për të shkuar në shtëpi, ajo u ka treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur dhe këta të fundit kanë bërë denonciim në polici. Por e mitura nuk ka dashur të bënte denoncim ndaj 34-vjeçarit. Ky i fundit kur është arrestuar ka deklaruar se njohja e tyre ka qenë “colpo di fulmine” (dashuri me shikim të parë), dhe jo një veprim i dhunshëm pa pëlqimin e të miturës.



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: