Të të shikoja, desha sot/ Ridvan Bode i dedikon vargje të ndjera Sokol Olldashit,në përvjetorin e vdekjes së tij !

Përkujtohet sot në 8-vjetorin e vdekjes së tij, Sokol Olldashi, deputeti dhe ministri, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe politikës shqiptare, që humbi jetën në një aksident në 20 nëntor 2013. Miku i tij i ngushtë, kolegu dhe bashkëpunëtori në PD, Ridvan Bode, e ka përkujtuar krej ndryshe sot Sokol Olldashin: ai ka kushtuar disa vargje të ndjera. “Sokol” i ka titulluar ato…

Sokol!


Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinëz ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
…dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë.