Vrasja e 8 vjeçarit në Fier/ Prof. Kabo :”Duhet analizë e thellë se çfarë ka ndodhur këto 30 vjet ,çfarë u shkatërrua që erdhëm në këtë gjendje”

Kanë kaluar tashmë tre ditë nga vrasja makabre e 8 vjeçarit Mateo Vasiu, në fshatin Grecalli të Fierit, nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.38-vjeçari vrasës ishte i papunë, përdorues i pijeve alkoolike dhe person me precedentë të mëparshëm penalë me akte të dhunshme. Për ti bërë një analizë më të ftohtë kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik në ‘Top Talk’ ishte i ftuar Prof. Përparim Kabo.


Kabo u shpreh se e gjithë kjo situatë nuk duhet lënë më në duart e shtetit burokratik siç ai e quan dhe shton më tej se qytetarët duhet ta marrin në dorë situatën! Përsa i përket peticionit të nënshkruar dy ditët e fundit nga qytetarë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, për të rikthyer dënimin me vdekje edhe nëse është kjo një zgjidhje, prof. Kabo thotë se e ka një efekt ky dënim sepse ndryshe nuk kishte pse të ekzistonte, por sipas profesorit indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Profesori thotë se shoqëria është e sëmurë dhe depresive, ndërsa shton se arsimin çalon dhe po ashtu edukimi i fëmijëve e edukimi etik te njerëzit. Po ashtu, sipas profesorit varfëria në familje prodhon skarcitet shoqërore, ndërsa fëmijët që rriten në varfëri dhe dalin në rrugë teksa kërkojnë të mbijetojnë në fillim, më pas kërkojnë të pasurohen dhe kthehen në kontingjent kriminal.

“Indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Detyrimi i parë publik i shtetit është mbrojtja e jetës. Në Shqipëri nuk ka një strategji kombëtare për mirë rritjen e fëmijëve. Cila është më e rëndësishme 100 e ca milionë për një tunel në Llogara apo për fëmijët e Shqipërisë? Bonusi i bebeve është një akt human por i pamjaftueshëm, sepse ligji për pagesën e shtatzënisë është një ligj që lë për të dëshiruar”, shton më tej prof. Kabo.


Kabo thotë se Shqipëria nuk është një vend që ka nevojë të blejë modernitetin për të vendosë normalitetin dhe ka një thirrje për të gjithë politikanët dhe qeverinë: “Do ti them qytetarëve pse politikanët kujdesen aq mirë për fëmijët e tyre, po fëmijët e Shqipërisë nuk janë fëmijët e tyre? Fëmijët e tyre kur sëmuren mjekohen aty ku duhet, kur argëtohen fshinë ballin me 500 euro. Kjo të revolton, prandaj ai Mateo që kishte emrin biblik bën thirrje atje ku është pse s’më mbrotjët dhe si ai janë qindra të tjerë që shkojnë në shkollë të pa ushqyer, janë goca që para adoleshencës provojnë përdhunimin. Shqipëria ka nevojë që me paratë publike të sigurojë normalitetin dhe jo të blejë modernitetin, kjo është thirrja që i bëj qeverisë, parlamentit, politikanëve”.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Ne jemi një komunitet që prodhon herë pas here ngjarje të tilla. Tashmë po bëhet një peticion në rrethe të ndryshme për të rikthyer dënimin me vdekje. A është zgjidhja tek rikthimi i dënimit me vdekje ose shtrëngimi i fortë i ligjit, në shpëton kjo gjë?

Prof. Kabo: Kur flas për shtetin burokratik nuk e zëvendësoj me iniciativën emocionale të qytetarëve, flas për nevojën e ndryshimit të shtetit burokratik për të ardhur te shteti institucional. E dyta, i kam ndjekur reagimet dhe janë emotive në shumë raste të përligjura, sepse ato që përmëndët ju si fakte janë të tmerrshme. Roja e shkollës në Kamëz ngacmon seksualisht një fëmijë, drejtori i shkollës i çon mesazhi erotike nxënësve, mësueset në Tiranë rrihen më njëra tjetrën. Është shoqëria e sëmurë, është shoqëria depresive.


Denis Dyrnjaja: Si do rregullohemi, si do shkojmë në një tjetër drejtim?

Prof. Kabo: Jo, jo, nuk bëhet me vetërregullim, ne duhet të bëjmë një analizë çfarë ka ndodhur në këto 30 vjet, çfarë u shkatërrua që erdhëm në këtë gjendje. Arsimimi erdhi i pari i cili çalon nga ata që edukojnë fëmijët që nuk janë shembuj dhe nga mungesat në edukimin etik te njerëzit. Varfëria në familje prodhon skarcitete shoqërore, fëmijët që rriten në varfëri nuk arrijnë të shkollohen në nivele që duhet, dalin në rrugë dhe kërkojnë mbijetesën dhe pastaj pasurimin, kthehen në kontingjent kriminal. Një shoqëri depresive krijon individë të sëmurë, me të meta mendore. A janë të statistikuar këta, a kujdeset dikush për ta, apo në rrugë ai mund të bëjë ç’të dojë sepse është i sëmurë?

Sfondi emocional dhe propozimi për rikthimin me vdekje. A u varën ata në mes të Fierit në vitet ’90? Pse nuk u frenuan vrasjet që erdhën më mbrapa? E kam dëgjuar këtë propozim edhe në rastin e dhunës ndaj grave, që po të rritet marshi i dënimit penal, ata të tjerët nuk do ta bëjnë se do të mendojnë vrasjen dhe fatin e vrasësit. Ka një efekt dënimi me vdekje se ndryshe s’kishte pse ekzistonte. Indiferenca jonë shoqërore është bashkëfajtor në vrasje. Detyrimi i parë publik i shtetit është mbrojtja e jetës. Në Shqipëri nuk ka një strategji kombëtare për mirë rritjen e fëmijëve. Cila është më e rëndësishme 100 e ca milionë për një tunel në Llogara apo për fëmijët e Shqipërisë? Bonusi i bebeve është një akt human por i pamjaftueshëm, sepse ligji për pagesën e shtatzënisë është një ligj që lë për të dëshiruar.