22-vjeçarja nga Ormani tentoi të vetëvritej me thikë/ Policia: Shkak dhuna e bashkëshortit…

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në fshatin Orman të Maliqit, ku një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritet. Sipas uniformave blu, dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit e ka çuar të renë në aktin ekstrem. Mësohet se është bërë arrestimi i 34-vjeçarit me inicialet E.R.

NJOFTIMI I POLICISË:


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.