Drejtësi për Mateon/ Familjarët e 8-vjeçarit në paraburgimin e Vlorës :“Prijani mishin atij krimineli”

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë mbërritur në paraburgimin e Vlorës dhe kërkojnë drejtësi për fëmijën, i cili u rrëmbye dhe u vra nga fqinji i tij. Autori Klodian Çalamani është dërguar në Vlorë për shkak të ndonjë frike nga sulmet. Por familjarët nuk janë ndaluar. Ata tentuan të shqyejnë portën kryesore ndërsa një e afërme dëgjohet duke bërtitur :


O i degjeneruar shtet, do të vuajë populli me ju. Po fëmija që iku? Prijani mishin atij krimineli.”

E ëma e 8-vjeçarit, e cila duket në gjendje të rënduar thotë e dëshpëruar:

Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne.”, tha nëna