“Nuk di anglisht, jam ilegal”/ Shqiptari kapet me “shtëpi bari” 100 mijë paund në Uells (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në Uells. Mediat britanike shkruajnë se shqiptari u kontrabandua në Britaninë e Madhe nga një grup i krimit të organizuar për të punuar në një nga plantacionet e tyre të kanabisit në Uells. Bëhet fjalë për Aldjon Musollari i cili kishte shndërruar një ish-zyre postare në një biznes të sofistikuar 100,000 £ për rritje droge.


Muret e njësisë tregtare ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm. Ata që ngritën fermën kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në zonën e rritjes së kanabisit.

Shqiptari raportohet se kur u ndalua nga policia u shpreh: “Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.” Policia gjeti 120 bimë kanabisi të fazave të ndryshme të pjekurisë.

Shqiptari u shpreh se në Britaninë e Madhe kishte mbërritur me kamion nga Belgjika rreth 6 javë më parë. Ai tha se kishte punuar në ndërtim në Liverpool përpara se të dilte me të afërmit në qytet dhe më pas të udhëtonte për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar në rrugë përpara se t’i afroheshin dy burra të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e drogës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: