Kokalari,Bashës :”Tick-Tock, Tic-Tock, kambanat do bien për ty,bëhu burrë”

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur që të mbyllë rubrikën e komenteve në rrjetin social Twitter. Kokalari në komentin e saj në Twitter, i bën thirrje Bashës që të hapë komentet, me qëllim që njerëzit t’i thonë se në 11 dhjetor ai do të largohet nga drejtimi i PD-së.

‘@lulzimbasha_al, bëhu burrë dhe hap komentet kur tweet, që populli të të kujtoj se në 11 Dhjetor, këmbanat do bien për ty’, shkruan aktivistja Evi Kokalari në postimin e saj në Twitter.