Artistja Hueyda El Saied do të prehet në Luksemburg/ Homazhet për 46-vjeçaren mbahen sot në Tiranë

Artistja Hueyda El Sayed humbi jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Francë, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë. Artistja do të prehet në Luksemburg, atje ku edhe jetonte prej disa kohësh me djalin e saj të vogël dhe partnerin e saj. Ndersa bëhet me dije se homazhet në nderim të artistes do të mbahen sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë. Ikja e saj e parakohshme nga kjo jetë ka shkaktuar trishtim jo vetëm tek artistët e tjerë që e njihnin, por edhe tek publiku, i cili e kishte dashur kaq shumë. Hueyda El Saied do të kujtohet gjithmonë jo vetëm për artin e saj, por edhe për buzëqeshjen që nuk i mungonte kurrë. Ajo ishte një figurë e kompletuar, pasi ka arritur të shfaqet në shumë dimensione si balerinë, prezantuese, aktore dhe piktore.