E dhimshme/ Kjo është 27-vjeçarja me prejardhje nga Kosova qe humbi jetën në aksidenti tragjik në Bullgari, flasin familjarët

Një nga viktimat e tragjedisë në Bullgari është edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Hani i Elezit. Të afërmit e saj në Kosovë, kane ngelur të tronditur dhe te shokuar me ngjarjen. I pikëlluar më ngjarjen e më pas edhe me lajmin se në mesin e viktimave është edhe kushërira e tij është shprehur edhe Ekrem Brava nga Hani Elezit.Kemi pritur shumë keq lajmin se në mesin e viktimave është edhe një vajzë nga familja jonë. Na ka ardhur shumë keq por duhet të pajtohemi me vdekjen. Si familje jemi shumë të pikëlluar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ekrem Brava.