Covid në Greqi/ Rregjistrohen 7,108 të infektuar dhe 93 të vdekur në 24 orët e fundit

Situata e pandemisë COVID vijon të jetë e rëndë në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7,108 raste të reja me koronavirus, ndërsa 93 qytetarë kanë humbur jetën. Atika vijon të jetë vendi me më shumë infektime. Krahasuar me një ditë me parë kemi rreth 992 raste më pak, ndërsa numri i viktimave është rritur, pasi dje u regjistruan 71 të vdekur. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 17,612 viktima nga covid në Greqi.