Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Marina dhe Getoari bëhen prindër për herë të parë

Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin ‘Amerikan 3’ në kryeqytet. Sipas gazetës “Express” mësohet se emri i vogëlushes është Marget, e që duket se është kombinim i emrit të Marinës dhe Getit. Ne fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë e saj. Pak ditë më parë ishte vetë Marina që zbuloi dhe dhomën e zbukuruar të së bijës ku e veshur në ngjyrë pudër ka zbuluar dhomën e vogëlushes së saj. Krahas fotove të ëmbla, moderatorja i ka bërë një dedikim “picirrukes” së saj.