Ndryshime në qeveri/ Vjollca Braho emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kryeministri Edi Rama ka firmosur ndryshimet e fundit të bëra në Ministrinë e Shëndetësisë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra Albert Nikolla, i cili mbante detyrën e zëvendës ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në vend të tij është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Në orët në vijim do të zbardhen edhe vendimet e tjera të marra nga Këshilli i Ministrave në ditën e sotme.


Albert Nikolla vs Vjollca Braho