Fifi mes lotësh vendos që të largohet nga Big Brother Vip: “Kjo eksperiencë s’po më bën mirë”

Këngëtarja e njohur Fifi ka marrë vendimin për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, pas incidentit që i ndodhi mbrëmjen e së martës, ku humbi ndjenjat gjatë spektaklit. Ajo u shpreh se kishte nevojë të merrej me veten dhe eksperienca brenda shtëpisë së BBV, nuk po i bënte mirë.

“Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan). Kjo gjë nuk po më bën mirë. Dua të dal me dinjitet. Po ju ikën një banore shumë e fortë e shtëpisë. Juve që jeni të fortë, po ua bëj rrugën më të lehtë”, tha ajo teksa i komunikoi vendimin e marrë banorëve, me të cilët ndante shtëpinë.