Berisha thirrje Kryesisë: “Nuk mund të jeni anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, data 18, akt të turpshëm për të sfiduar pluralizmin”

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të enjtë në foltoren e radhës në Kuçovë, ku është pritur nga qindra demokratë. Në këtë takim ajo që u vu re ishte mungesa e zëdhënëses Floriana Garo, ku nuk dihet arsyeja, ndërsa Berisha shihet i shoqëruar nga ish-deputetët Genc Pollo dhe Astrit Velia. Ai ka sipërsëritur akuzat ndaj kryedemokratit Basha për të cilin tha se u përpoq ta paraqiste krizën në PD si një problem të tij, duke i kërkuar sërish anëtarëve të Kryesisë të japin dorëheqjen.


Jeni dëshmitarë se si ka marrë vendime pa pyetur asnjë, se si e ka emëruar Kryesinë e partisë. I ftoj edhe njëherë të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ju nuk mund të jeni anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi. PD pësoi krizë të thellë. Kryetari pasi ishte angazhuar me akte të turpshme u hodh në vendime duke shkelmuar sovranitetin e PD. U përpoq ta paraqiste krizën si problem timin. Kriza s’ka të bëjë me mua. Kurrë se kisha imagjinuar që një ditë do të hidhja në gjyq Sekretarin e Shtetit. 11 dhjetori është një ditë e historisë ndaj dhe unë me këtë rast ftoj cdo delegate edhe delegate të Kuvendit Kombëtar të vijë e të firmosë historinë e re të pluralizmit, partinë Demorkatike të rithemeleuar. Ftoj cdo demokrat dhe delegate të mos shkojë, të braktisë anti-kuvendin e datës 18, de facto mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizmin politik në Shqipëri.