Ulen shifrat/ 516 raste të reja me Covid , 5 jetë të humbura

Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 516 raste pozitive për koronavirusin. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë informon se si pasojë e sëmundjes nuk mundën që të mbijetonin edhe pesë qytetarë të tjerë. Nga 2,761 testime të kryera u konfirmuan pozitivë për virusin 198 në Tiranë, 27 në Fier, 25 në Elbasan, 23 në Shkodër, 21 në Durrës, 16 në Lushnje, 15 në Vlorë, Sarandë, 13 në Kamëz, 12 në Mallakastër, 10 në Patos, Berat, 9 në Tepelenë, Korçë, Skrapar, 8 në Mat, Gjirokastër, 7 në Kavajë, Përmet, 5 në Mirditë, Vorë, 4 në Shijak, Divjakë, Himarë, Delvinë, Dimal, Kuçovë, 3 në Tropojë, Kurbin, Selenicë, Dropull, Maliq, Pogradec, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Lezhë, Libohovë, Këlcyrë, Peqin, 1 në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Konispol, Devoll, Poliçan, Gramsh.


Aktualisht janë 7,718 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes një qytetare nga Vlora 58 vjeç, një qytetar nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Tirana 78 vjeç dhe një qytetare nga Durrësi 79 vjeç. Nga ana tjetër, brenda ditës janë shëruar 597 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 516
Të shëruar në 24 orë 597
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2,761

Testime totale 1,382,679
Raste pozitive 198,292
Raste të shëruara 187,506
Raste Aktive 7,718
Humbje jete 3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:


Tiranë 4046
Fier 699
Gjirokastër 577
Shkodër 487
Berat 437
Durrës 384
Elbasan 351
Vlorë 263
Korçë 201
Lezhë 159
Dibër 65
Kukës 49