Aksidenti tragjik në Bullgari,Florian Binaj revoltohet me Ramën: “Shqipëria nuk shpalli ditë zie, ndërsa kur u dogj Notre Dame u bë nami”

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në ditë zie në nder të viktimave të tragjedisë së ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, u rrokullis dhe mori flakë. Në të gjitha institucionet shtetërore flamuri është ulur në gjysmë shtize, ndërsa autoritetet bullgare dhe maqedonase kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka një datë për të shpallur ditë zie në respekt të jetëve të humbura.

Aktori Florian Binaj ka reaguar duke thënë se: “Jo për gjo po, kur u dogj Notre Damë në Francë u bo nami! Apo jeni të zënë me open balkazan”.