Fifi largohet nga Big Brother / Banorët shpërthejnë në lot ndërsa përshëndeten të mërzitur largimi e saj

Fifi pak çaste më parë njoftoi se po tërhiqet nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk ndihet mirë dhe se dëshiron të kujdeset më shumë për veten e shëndetin mendor. Pak ketij lajmi, ka pasur reagime të shumta nga banorët e tjerë, ndërsa për ta ky vendim qe i papranueshëm.Të qarat dhe përqafimet nuk munguan gjatë kohës kur Fifi po tregonte arsyen e largimit, e disa prej tyre i kërkuan që të mos nxitonte. Ne kemi besim tek ty. Ti do t’ia dalësh”, kanë qenë disa nga fjalët që pranoi prej banorëve. Fifi madje i tha banorëve se nuk duhet të qajnë pasi ajo nuk po vdes, por vetëm po largohet nga shtëpia ndërsa do të shihen sërish jashtë. Artistja besohet se mori vendimin për t’u larguar nga BBV pas debatit që pati të martën me opinionisten Balina Bodinaku. Ndërsa komentet në rrjetet sociale e faqet rozë, se a duhej të dilte Fifi nga shtëpia kanë qëne të shumta ndërsa mendime nga më të ndryshmet…