Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë, ndërhyjnë mjetet borëpastruese

Dimri ka tronditur në Dardhë të Korçës. Flokët e para të dëborës kanë filluar të bien që prej mëngjesit të sotëm. Ato kanë rënë me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm. Në segmentin rrugor nga km i 9 deri tek i 11 ka pasur reshje më të dendura dhe për këtë është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Dardha njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësia e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.