Ishte divorcuar nga i shoqi dhe punonte si farmaciste në Tiranë /Detaje nga tragjedia në Vlorë

Zbardhen detaje nga tragjedia që tronditi Vlorën. Një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati bashkë me fëmijën e saj 1-vjeçar. Të dy ndërruan jetë. Mësohet se viktima quhet Pamela Mërtiri. Ajo ishte vajza e një mjeku të njohur në Vlorë.Nuk dihet nëse 34-vjeçarja ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, apo divorci nga bashkëshorti i saj duket se nuk është suportuar lehtë.


Ka raportime se mund të ketë pasur edhe një përplasje me familjen e saj në Vlorë, që e ka çuar 34-vjeçaren drejt aktit ekstrem. Një banore e zonës rrëfen komunikimin që ka patur ditën e djeshme me të ëmën e 34-vjeçares, e cila i rrëfeu se e bija ishte sëmurë dhe kishte pësuar krizë nervore. Banorja thekson se 34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 7-muajsh nga një martesë që kishte dhe djalin e vogël 1-vjeç që humbi jetën.

Banorja tha :

“Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë, iu kishte kërkuar prindërve që të vinin në Vlorë, Takova dje të ëmën e saj dhe më tha ”kam Pamelën sëmurë me krizë nervore”.

I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lini vetëm. Sot erdhi e ëma dhe më tha ”a e ke parë Pamelën dhe djalin”, jo i thashë unë, dhe dola me vrap për ta parë. Për mos tia lënë atyre peng erdhi dhe u hodh këtu. Nuk e meritonin as doktor Vironi dhe as gruaja e tij. Ata po e kërkonin, kishte dalë më përpara”, shprehet dëshmitarja.