Arjan Konomi bën gjestin prekës/ Shkon në ceremoninë mortore të Hueyda El Saied dhe takon djalin e vogël të artistes

Artistja e njohur Hueyda El Saied u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Mes personazheve të njohur që u shfaqën të prekur nga lajmi i hidhur ishte opinionisti Arjan Konomi, i cili ishte një prej miqve më të ngushtë të të ndjerës.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Arjan Konomi do të shkruante:


Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.

Ndërkaq sot ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të artistes në Luksemburg, ku ka qëndruar pranë djalit të saj të vogël, Gabrielit.

Konomi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente me vogëlushin, të cilin e përqafon dhe e fton të përshëndesë në kamera.