“Nami” për makinat me timon anglez/ Do të bllokohen të gjitha, nisin hetimet për …

Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri dhe që janë targuar pas vitit 2015, do të bllokohen. Aksioni që po kryhet në bashkëpunim mes drejtorisë së transporteve dhe policisë rrugore ka si qëllim uljen e aksidenteve. Kontrollet do të përqendrohen edhe për xhamat e zinj si dhe për certifikimin e impianteve të gazit. Drejtoria e Transportit rrugor së bashku me Policinë rrugore do të nisin një aksion për bllokimin e të gjitha makinave më timon në krah të djathtë të cilët rezultojnë të targuara pas Marsit të vitit 2015 dhe që ende nuk e kanë bërë ndërrimin e krahut të sistemit të drejtimit.


Sipas drejtorit të shërbimit të transportit rrugor Bledi Gonxhe të gjithë ata punonjës të cilët nëpërmjet ryshfetit kanë lejuar makinat me timon anglez do të përballen më drejtësinë, ndërkohë që disa prej tyre janë pushuar nga puna.

“Të gjitha mjetet që janë targuar pas 21 marsit 2015, me krah të djathtë pra anglez në kundërshtim me VKM përkatëse dhe me ligjin do të duhet të ndërrojnë pozicionin e tyre, nuk do marrin shërbim kolaudimi,nuk do të marrin shërbime të tjera, nuk do të kenë transaksione me mjetin e tyre, deri sat ë plotësojnë korrektësisht pozicionin karshi ligjit.”

“Të gjithë personat që kanë bërë të mundur që kjo të ndodhi, nga pranuesit, kontrolli fizik, gjithçka tjetër që lidhet me institucionin tonë do të marrë përgjegjësinë para ligjit dhe para organeve hetimore për ndjekje penale.”

“Kjo punë vijon me timonin djathtas me ata që nuk kanë bërë certifikimin e impianteve të gazit, me ata që nuk bëjnë certifikimin korrekt të xhamave.”