A Po lind diçka e re në “BB VIP”? Donaldi dhe Beatrix nisin nje afrimitet të madh mes njeri-tjetrit…(VIDEO)

Donaldi dhe Beatrix janë parë shumë të afërt gjatë këtyre ditëve e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë. Dyshja, të cilët po përfliten për një raport më shumë se miqësor, së fundmi kanë marrë vëmendje me veprimet ndaj njëri-tjetrit. Ata fillimisht u panë duke u larë së bashku në dush, më pas duke shkëmbyer ca shikime bashke e këtë herë ndërmjet dyshes nuk munguan as ledhatimet.

Ata kanë qëndruar jashtë në shi, ashtu sikurse edhe janë kapur dorë për dore. Nuk e dimë çfarë do të ndodhi me marrëdhënien e tyre.Kujtojmë se Donaldi i ka premtuar edhe moderatores Bora Zemani se do të sqarojnë marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin kur të dalë jashtë.