E bujshme/ Lionnel Mesi fiton “Topin e Artë” për vitin 2021

Sulmuesi argjentinas koleksionon trofeun e 7-të personal, duke qenë një rekordmen i vërtetë. Ai ndiqet nga Ronaldo me 5 “Topa të Artë”, dhe më pas nga Platini, Cruyff dhe van Basten me 3 trofe. Çmimi i futbollistit më të mirë jepet nga revista franceze “France Football”, ndërkohë që polemikat për këtë edicion nuk janë të pakta, teksa vlerësohet mbi të gjithë Lewandowski.


Messi në këtë sezon fitoi vetëm Kupën e Amerikës me Argjentinën, por mesa duket ka qenë e mjaftueshme për të marrë këtë çmim. Në suksesin e tij në kryeqytetin francez, Paris, Messi ishte i shoqëruar nga gruaja Antonela Roccuzzo dhe djemtë e saj. Ky eshte reagimi i familjes së Messit kur ai e fitoi Topin e Artë…

Sulmuesi polak ndërkohë mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë për vitin 2021. Pedri ndërkohë mori çmimin “Kopa” si lojtari i ri më i mirë i vitit.

Lewandowski

Alexa Putellas fitoi “Topin e Artë” për femra si futbollistja më e mirë e vitit. Kapitenia e Barcelonës u vlerësua pas një sezoni fantastik me ekipin katalans.


Alexa Putellas