Beatrix pranon pëlqimin për Donaldin: “Më meret fryma kur jam pranë tij!”

Padyshim që afrimiteti midis Beatrix dhe Donaldit është aktualisht më I komentuar dhe që ka pushtuar të gjithë titujt e mediave rozë. Më në fund në spektakël, mbrëmjen e sotme është transmetuar një klip ku dyshja në dhomën e rrëfimit ka folur për ndjenjat e tyre. Më në fund të dy kanë shfaqur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin. Por duket se më e përfshirë në këtë raport është Beatrix e cila është shprehur se gjithçka ia ka lënë në dorë Donaldit dhe pranë tij i merret fryma.

“Më merret fryma kur jam pranë tij, unë po pres reagimin e tij. Nëse më thotë që të hidhemi do hidhem bashkë me të, timoni është i tij’’,– tha ajo.

Donaldi dhe Beatrix janë parë shpesh edhe duke bërë dush me njëri-tjetrin, duke e puthur në ballë para se ajo të shkojë për të fjetur si dhe shumë raste të tjera ku nuk mungojnë përqafimet dhe prekjet.