La Borën për Beatrixin/Shpërthen Rezarta Shkurta: “Jam adhuruese e fjalës së burrave prej vërteti, jo atyre që shiten për show”

Mbrëmjen e djeshme (e martë) janë zhvilluar ngjarje interesante në Big Brother VIP ku dhe është diskutuar edhe për raportin e afërt mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Një afrimitet mes dyshes nën dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë, ka irrituar një pjesë të atyre që janë jashtë shtëpisë, për vet faktin që muaj më parë në BBV, Donaldi la të kuptohej se kishte një dëshirë rikthimi me prezantuesen Bora Zemani.


Në atë që po konsiderohet si ‘tradhti’ ndaj Borës, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka hequr Donaldin nga Instagrami ne shenje revoltimi ndaj veprimeve të tij.

Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shou as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera” – ka deklaruar ajo.