Çfarë pritet të ndodhë… /Bora Zemani gati për një përballje me Donaldin sonte në Big Brother Vip?

Prej kohësh rrjeti po gumëzhin mbi trekëndëshin më të faMshëm të momentit Bora-Donald-Beatrix .Dyshja kanë shkëmbyer dje edhe puthjen e parë. Por me sa duket, në natën e sotmë në Prime, lidhja dhe raporti i dyshes do të jetë kryefjala. Bora Zemani do të përballet me Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Çdo gjë që ka ndodhur pritet të sqarohet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit dhe e shumëpritura duket se do të ndodhë. Bora Zemani do të futet sërish në shtëpi për t’i kthyer varësen Donaldit e për të sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e tyre.

Ndërsa jemi gjithë sy e vesh për të parë rrjedhën që do të marrin ngjarjet më të përforlura të ditëve të fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohe rrjeti gjatë këtyre ditëvë ka ‘kryqëzuar’ Donaldin, duke e gjykuar ashpër për sjelljen e tij.