Memelli: “Deri në fund të vitit do të jemi në vendin e 7-të, tani do bëj si trajnerët e tjerë…”

Skënderbeu mori një fitore jetike 2-0 ndaj Egnatias në shtëpi. Skuadra korçare i falet golave të shënuar nga Mensah dhe Berisha në pjesën e dytë dhe me këtë fitore kalojnë në vendin e 8-të. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shpreh:

Fitorja? “Nuk e filluam mirë ndeshjen sepse Egnatia ka ndryshuar sistemin e lojës. Ata ishin rreshtuar me skemë tjetër dhe kishim pak vështirësi për të dalë në sulm. E filluam pjesën e dytë me presing të madh dhe arritëm të shënonim golin, u zhbllokuan edhe lojtarët. Në ndeshje të tilla duhet pak qetësi që të kontrollosh ndeshjen dhe këtë gjë bëmë deri te goli i dytë. Jam i kënaqur nga skuadra e dua t’i komplimentoj për këtë fitore pasi kemi vuajtur në ndeshjet e kaluara. Loja jonë është në rritje dhe fituam pastër ndaj rivalit. Kam besim se deri në ndeshjen e fundit të këtij viti do të kalojmë edhe një ekip tjetër në renditje.


Kur thonë Longo dhe Daja që kemi ekip të ri, çfarë duhet të them unë që kam shumë lojtarë të rinj. Ajo që më ngroh është që lojtarët punojnë shumë në stërvitje dhe janë me shumë pozitivitet. Fati nuk ka qenë me ne në ndeshjet e fundit.

Fati me ju sot?Egnatia goditi edhe traversën dhe që nga ai moment filluam të kontrollonim lojën. Meksi dhe Zguro nuk ishin në lartësinë e një ndeshje që duhej të ishin. Skuadrat po i lexojnë mirë lëvizjet e tyre, por në pjesën e dytë ata ishin të jashtëzakonshëm. Në futboll humben raste e nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët pasi detyra jonë është t’i nxjerrim para porte e të dy sulmuesit bënë shumë mirë”.


Pjesa e parë?Prisja një skemë tjetër nga Egnatia duke parë sulmin e tyre. Nuk bënë kështu, aty u thyem pak se nuk e kishim punar që kundërshtari të luante me skemë tjetër. Moraes dhe Vicktor nuk bënë rotacionin e duhur e këtu kishim vështirësi tona. Bëra kërkimet e mia se çfarë sistemi ka luajtur Ramadani te Prishtina. Punuam me dy skema në stërvitje, por nuk na doli kështu pasi ata luajtën me dy sulmues të deklaruar”.

Çfarë të bën të beson që nuk do të shkoni në vendin e 9-të? “Dëshira e lojtarëve që punojnë me pasion. Duhet të bëjmë më mirë dhe me bindje të plot kam shpresë që deri më datë 22 do të kalojmë edhe skuadrën tjetrën. Nuk do as mend as kalem që ne nuk do të dalim kampion”.

Rasti me VAR? Dhashë një deklaratë para ndeshjes, unë do kaloj në planin B si të gjithë trajnerët e Superiores, do rri dhe unë urtë mos të bëhem si budalla duke u ankuar”, u shpreh Memelli.