Bora Zemani përfundon në spital, shfaqet me serum në dorë (Foto)

Bora Zemani është një nga personazhet publikë më të përfolur të momentit, për situatat e ndodhura së fundmi në reality show-n “Big Brother VIP”, ku ish-partneri i saj Donald Veshaj filloi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.


Ndërsa të gjithë presin një reagim të qartë nga ana e Borës në lidhje me situatën, duke e “përndjekur’” atë për postimet apo reagimet e saj në rrjete sociale, shoqja e saj e ngushtë postoi një foto në Instastory, ku dukej se ishte nën shoqërinë e moderatores dhe shoqes së përbashkët të të dyjave, por kjo foto i ka shqetësuar fansat e moderatores.

Fotoja e publikuar nga Semi duket që është shkrepur në spital, dhe në foto shihen duart e të trejave, ku dora e moderatores është me vigon dhe serum.

Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkruan Semi në postim, u gjithashtu duket edhe një buqetë me lule dhe një libër i titulluar “Për të shtrenjtën motër’”.