Shorti i UEFA/ Shqipëria “peshkon” Rusinë, Greqia nuk i ndahet Kosovës

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ligës së kombeve kompeticioni i fundit i Uefa për skuadrat kombëtare. Shqipëria mund të konsiderohet me fat, pasi u rendit në një grup me skuadra të cilat mund t’i mposhtë. Përballë në qershor të 2022 do të kemi Rusinë, Islandën dhe Ndërsa skuadra e Kosovës u rendit në grup me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesen e çiftit Qipro-Estoni.


Shqipëria është ngjitur në vazon b ndërsa në sezonin e shkuar ishte në vazon c, aty ku është Kosova. Në këtë turne marrin pjesë 55 skuadra të ndara në katër vazo a, b, c, dhe d.

Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt europianit të viti 2024 që do të luhet në Gjermani, ndërkohë që ndeshjet e ligës së kombeve për këtë edicion do të luhen prej 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022. Nation League mbetet një portë e rëndësishme për Europën për Shqipërinë, por dhe për Kosovën.

SHORTI

LIGA B
GRUPI B1
Ukrainë
Skoci
Irlandë
Armeni

GRUPI B2
Islandë
Rusi
Izrael
Shqipëria

GRUPI B3
Bosnjë Hercegovinë
Finlandë
Rumani
Mali i Zi


GRUPI B4
Suedi
Norvegji
Serbi
Slloveni

VAZOT LIGA B
LIGA C

Grupi C1
Turqi
Luksemburg
Lituani
Ishujt Faroe

Grupi C2
Irlandë e Veriut
Greqi
Kosovë
Qipro/Estoni (fituesi)

Grupi C3
Sllovaki
Bjellorusi
Azerbajxhan
Kazakistan/Moldavi (fituesi)

Grupi C4
Bullgari
Maqedoni e Veriut
Gjeorgji
Gjibraltari

VAZOT LIGA C
LIGA D

Grupi D1
Lihtenshtejn
Kazakistan/Moldavi (humbësi)
Andorra
Letoni

GRUPI D2
Malta
Qipro/Estoni (humbësi)
San Marino