Fifi dhe Graniti ‘ forcojnë lidhjen pas daljes nga BBV, shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit…

Big Brother VIP vazhdon të mbetet ndër spektaklet më të komentuara të momentit në mediat shqiptare. Dy nga banorët më të përfolur pa dyshim kanë qenë ish-futbollisti Granit Cana dhe kantautorja Fifi. Dyshja të cilët fillimisht brenda shtëpisë krijuan raporte shumë të afërta me njëri-tjetrin, u përfolën për një lidhje, gjersa përfunduan duke mos pasur raporte të ngrohta pas daljes.


“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, kishte thënë Graniti në emisionin ‘Ky emër nuk ka nevojë për prezantim’.

Mirëpo duket se hatërmbetjet mes tyre kanë mbetur në të kaluarën, pasi dyshja tashmë i kanë rregulluar raportet. Këtë e ka bërë të ditur vet Fifi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet në një ‘selfie’ me Granitin, në një koncert që kanë shijuar së bashku në 20-vjetorin e Top Channel