Andrea Mano: “Basha modeli më i keq i një humbësi serial, kryetari i ri të zgjidhet nga anëtarësia”

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka dhënë detaje se një shifër e lartë votuesish kanë marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Mano tha se Basha është modeli më i keq i një humbësi serial, ndërsa propozon që kryetari i ri të zgjidhet nga anëtarësia me votim të hapur.

Andrea Mano tha:


Nga informacionet që kam ka patur dyndje votuesish, deri më tani mbi 600 persona. Një shifër e lartë kjo për degën e Korçës, sigurisht votimi do vazhdojë deri në fund. Është ditë e rëndësishme për PD, për demokratët, nuk është thjesht çështja e votimit të referendumit por jemi kundër një kryetari që tashmë është i shkarkuar. Është votimi kundër një modeli më të keq që ka dhënë Basha, i një njeriu mashtrues që për interesat e veta personale ka mashtruar demokratët i një njeriu që ka humbur 4 herë dhe i ka çuar demokratët 12 vite në humbje, model i njerëzve që nuk njohin kufij. Shkarkimi i Bashës është përgjigjia më e mirë e demokratëve për këtë model. Nëse doni mendimin tim PD duhet të ketë kryetarin që duhet të votojë anëtarësia me votim të hapur për të fituar detyrën e tij, edhe këtë e vendos anëtarësia. Nëse ajo e vendos me votë të lirë, çdo gjë është legjitime.