Grida Duma : “Basha ti je më i pafajshmi’,duhet të jeni ju që të na çoni në fitore…

Ditën e sotme gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e 18 Dhjetorit, Grida Duma nuk i ka ndalur elozhetë për Lulzim Bashën dhe ka sulmuar Sali Berishën. Fjalimi i saj mori ovacione dhe preku Bashën i cili në fund të fjalës së saj nuk i ndalte duartrokitjet. Duma i bëri të ditur Lulzim Bashës se mbështetja e saj pa kushte ndaj tij kishte marrë fund dhe ndër të tjera i kërkoi që t’i udhëhiqte demokratët.

Grida Duma tha :


Ti ke sot një avantazh të madh zoti kryetar sepse je më i pafajshmi në këtë mes dhe Sali Berisha është më fajtor. Unë ndjej keqardhje të madhe damkosjen e Sali Berishës. Nuk e hedh poshtë miqësinë e tij pa interes me mua. Kryetar dua të ta them sot se mbështeja ime pa kushte për ty ka marrë fund. Ashtu sic ka marrë fund edhe respekti pa kushte për Sali Berishën. Të hapësh sytë dhe veshën ndaj atyre demokratëve. Kushti im është që të la lëmë atë verbërinë dhe të shikojmë së pari nga vetja. Duhet të jeni ju që të na çoni në fitore. Kushti im për të mbështetur ty është si duhet harruar që të mburrim Edi Ramën me të njëjtin model të tij. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Lulzim Basha duhet të jetë me demokratët pa përjashtim, por me Sali Berishën jo. Për mua ka humbur autoritetin moral. Të mos merremi më me Sali Berishën më tej. Le të merremi me arsyet që ai i përdor për manipulimin e tij dhe të marrim demokratët e stadiumit mprapsh. Udhëhiq Lulzim Basha dhe unë do të garantoj mbështetjen time në çdo hap!