69% e delegatëve të Pogradecit firmosin për 11 dhjetorin(Emrat)

Partia Demokratike e Pogradecit në një deklaratë për mediat, ka bërë publike emrat e 107 delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Dega e PD në këtë qytet ka gjithsej 155 delegatë, ku 107 prej tyre kanë firmosur për t’ju bashkuar 11 dhjetorit. Nënkryetari i PD-së së Pogradecit, Oligert Muçollari është shprehur se 69 për qind e delegatëve të Pogradecit do të jenë në Kuvendin e Demokratëve të thirrur në 11 dhjetor.