Berisha optimist: “Gara është e hapur,kam besim se ky edicion do jetë më i mirë se vitin e kaluar”

Elvi Berisha u shpall njeriu i ndeshjes Skënderbeu-Tirana duke bërë një pjesë të dytë fantastike. Sulmuesi i korçarëve hyri vetëm në pjesën e dytë, pasi kishte pasur probleme shëndetësore duke mos u stërvitur dy ditët e fundit. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, sulmuesi

Elvi Berisha u shpreh:


Elvi Berisha (Skënderbeu)

“Ishte mundësia më e mirë e jona ajo që pata. Mund të shënonim dhe mund të merrnim 3 pikë. Unë besoj se ky sezon do jetë i mirë. Unë kam besim se do jetë më i mirë ky edicion se vitin e kaluar. Edhe sot mund ta kishim fituar ndeshjen me pak fat.

Raporti me Memellin- Kam një raport shumë të mirë me trajnerin, jemi si familje e madhe, kemi raporte të mira me trajnerit, shokët, presidentin. Nuk ka pasur probleme, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe nuk kam mundur të stërvitem, prandaj nuk zbrita titullar në fushë.

Këto ndeshjet e fundit kemi bashëpunuar mirë me lojtarët. Kur ka bashkëpunim, ka më shumë rrezikshmëri. Ky kampionat është i hapur. Mendoj se ne do luftojmë deri në fund. Ne nuk e kemi asnjë problem me asnjë kundërshtar” – tha ai.