Berisha voton shkarkimin e Lulzim Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur votën ku shtrohej pyetja: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës? S’do shumë mend që vota e tij ka qenë pro shkarkimit edhe pse Berisha respektoi rregullin duke u pozicionuar në këndin e fshehtë. Pargjatë tre muajve të “Foltores”, Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës. “Peng kryetari” apo “kryetari i vulës”, ishin disa nga etiketimet e shpeshta që Berisha i bënte Bashës.