Dëbora zbardh Korçën / ARRSH :Në segmentin rrugor Bilisht-Kapshticë mjetet të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore

Reshjet e shiut të shoqeruara me erë të fortë gjatë mbrëmjes së djeshmë kanë sjellë me pas rreshje bore ne Qarkun e Korçës. Bora ka përfshirë edhe qytetin e Korçes ndersa trashesia arrin deri ne 10 cm ne zonën e Dardhës ,Vithkuqit ,Voskopojes. Në rrugën e fshatit turistik të Dardhës po punohet nga firma kontraktore për kriposjen dhe mirëmbajtjen e saj.

ARRSH njofton se :

Në segmentin rrugor Bilisht-Kapshticë kanë
filluar reshjet e dëborës
Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëhet pastrimi si dhe trajtimi me kripë
🌨
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore

Vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes dimërore në aksin rrugor
K/Boboshticë-Dardhë


Aksi rrugor Bilisht-Kapshticë
Foto (Pamjet live nga Korça)