Dua Lipa uron 28 Nëntorin me fotografinë ku ajo bën shqiponjën dykrenare

Nëse është dikush që vazhdon të na bëjë krenarë nëpër botë dhe s’resht kurrë së arrituri gjëra të mëdha, ajo është Dua Lipa. Madje, të gjithë e duam më shumë për faktin që ajo nuk e harron kurrë origjinën e saj dhe i tregon botës me krenari rrënjët nga të cilat ka ardhur. Dua nuk harron kurrë ta urojë vendin dhe shqiptarët në ditët e shënuara siç është kjo e sotmja. Në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Dua Lipa ka uruar shqip në InstaStory, teksa ka ndarë fotot që na i kanë bërë zemrat mal të gjithëve!

Urime 28 nëntori”- shkruan ajo në shqip,- Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri!”