Florian Marku bëhet baba për herë të parë (Foto)

Kampioni Shqiptar i boksit Florian Marku, është bërë të shtunën baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matin. Lajmin e ka bërë të ditur vet Floriani përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku ka shfaqur dorën e fëmijës së sapolindur.