Klara Bici: “122 delegatë të PD-së Korçë firmosin për 11 dhjetorin”(Video)

Kryetarja e lidhjes demokratike të gruas, Klara Bici ka konfirmuar se në Kuvendin e 11 dhjetorit nga dega e Partisë Demokratike në Korçë do të marrin pjesë 60% e delegatëve. Janë 122 delegatë të PD-së së Korçës që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në 11 dhjetor. Ajo u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit pritet të marrin pjesë edhe delegatë që nuk kanë firmosur ende…

Klara Bici tha ;

“Si kryetare e forumit e lidhjes demokratike të gruas në prag të Kuvendit të datës 11 jam këtu për të bërë publike lista e delegatëve që kemi. Nga gjithë delegatët që në rrethin e Korcës janë rreth 200 delegatë, 122 prej tyre kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Shpresojmë që të dalë mirë dhe të kemi ndryshime të mëdha të këtij Kuvendi”, tha Klara Bici.