Memelli: “Ky tri pikësh na dha qetësi absolute për sfidën me Dinamon dhe për të prirur merkaton”

Skënderbeu fitoi sot 2-1 me Kastriotin për javën e 14-të të Superligës. Ndeshja foli për vendasit, që kaluan dy herë në avantazh. Dueli prodhoi disa herë tension në fushë, me lojtarët dhe tifozët që ishin protagonistë. Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 11 nga Mensah për vendasit, duke u barazuar nga Greca në të 40 minutë. Pjesën e dytë, Jorgo Meksi shënon golin e fitores. Me këtë fitore, Skënderbeu merr vendin e tetë me 14 pikë sa Dinamo, teksa Kastrioti qëndron në fund me 8 pikë.

Migen Memelli pas ndeshjes tha:


Nuk e filluam mirë. Donim të bënim ato që kemi thënë në stërvitje. Ajo që nuk më pëlqeu është lënia e hapësirës dhe terreni që mori Kastrioti duke na barazuar. Zguro dhe Sadriu ishin munngesa për ne. Pjesa tjetër e lojtarëve është e brishtë. Unë rrezikoj me lojtarët që fus në fushë por në këto ndeshje direkte duhet të marrësh përsipër.

Kemi marrë tri pikë me vlerë për të shkuar të mërkurë me Dinamon. Kam frikë sepse kam shumë mungesa, shto edhe Sadriun. Sot na u lënduan lojtarët dhe nuk kam stol. Ndryshuam disa herë skemën për të mbuluar lojtarët e tyre. Na doli nga parashikimi dëmtimi i Bajramit dhe futëm Marën mbrojtës të majtë. Frika e minutave të mbetura bëri që të cungoheshim pak në volum. Morëm tri pikë me disfavor të dëmtimeve që na ndodhën.


Lojtarët dhe merkato – Thashë se deri në datën 22 do kalonim dy kundërshtarë dhe tani kemi Dinamon të mërkurë. Në Tiranë shkojmë me shumë mungesa. Bajrami, Vangjeli, Sadriu nuk janë. Këto kohë kur ke mungesa, jo për të ulur dëshirën time por shumë pak alternativa më bëjnë me “dhimbje koke”. Ky tri pikësh na dha qetësi absolute për të luajtur dhe pritur më pas merkaton që duhet t’i plotësojmë pozicionet tona. Ne trajnerët kemi plan B, pse jo C edhe D. Dy qendrat e mbrojtjes i kemi jashtë. Me Dinamon nuk do jetë kjo ndeshje. Kanë kualitet brenda. Do ta studiojmë kundërshtarin. Me besim dhe bindje do bëjmë një ndeshje të mirë”, tha Memelli.