Shqipëria feston Pavarësinë/ Athina “vishet” kuq e zi për nder të Festës së Pavarësisë(Video)

Shqipëria mbush sot 109 vite që nga shpallja e Pavarësisë, e megjithëse ceremonia e pavarësisë u zhvillua në Vlorë, festa dhe patriotizmi shihet jo vetëm në qytetin bregdetar. Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Pavarësisë në Shqipëri. Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe. Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi.