Skënderbeu -Tirana ndahen në barazim/ Ujqërit tregojnë forcë me ekipet pretendente për titull…

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida ndaj Skënderbeut dhe Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në Korçë nuk prodhoi asnjë fitues dhe bardheblutë pas humbjes nga Kukësi, ngecin sërish, por këtë herë në barazim. Pjesa e parë ndeshjes ishte e vakët nga të dyja skuadrat që krijuan shumë pak. Në pjesën e dytë, Skënderbeu kishte disa raste për shënim, por Bekaj u mohoi golin ashtu si edhe Rexhepi në krahun tjetër që ishte disa herë deçiziv me pritjet e tij. Skënderbeu merr një pikë me shumë vlera duke ndalur bardheblutë kryesues dhe me këtë pikë ndodhet në vendin e 9-të me 8 pikë, ndërsa Tirana kryeson me 21 pikë.


FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Zburo, Vitija, Sadriu, Dwomfour, Meksi; Agnaldo, Jean Victor, Mara; Mensah, Nikaj.

Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Najdovski; Hoti, Limaj, Seferi; Ngo’o.

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi / VAR: Juxhin Xhaja

Stadiumi “Skënderbeu” / Ora 16:45