Skënderbeu provë force/ Mposht Egnatian dhe rikthehet… (Video)

Një nga dy takimet që janë luajtur të mërkurën pasdite në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë Superiore ka qenë ai që u luajt në Stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, midis Skënderbeut dhe Egnatias së Rrogozhinës. Dueli midis dy skuadrave që synojnë të dalin nga zona e ftohtë e rënies nga Kategoria ka tregur epersine e ujqerve .Skënderbeu arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0, duke u ngjitur ne kuoten e 11 pikeve po aq sa Egnatia por duke e parakuar me golavarazh .


Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Egnatian qe fillimisht ju afrua golit me Imerin që goditi traversën me kokë, por skuadra e Memellit nuk ndaloi së besuari dhe Mensah vuri në provë të vështirë në disa raste prapavijën e rrogozhinasve. Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë me Mensah që përfitoi nga një top i kthyer në zonë. Një rast për tu shënuar ishte edhe ai i ndërrimit të arbitrit Hamiti, që pësoi një tërheqje muskulare dhe u zëvendësua nga arbitri i katërt Beqiraj. Edhe kjo lëvizje nuk solli fat për Egnatian, sepse Elvi Berisha i vuri vulën sfidës me një supergol në minuten e 87.

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0

47′ Mensah, 87’Berisha

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Junior, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah

Trajner: Migen Memelli

Egnatia: Djuric, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Guilherme, Çyrbja, Imeri, Valport, Magani

Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtari: Eldorjan Hamiti