Donaldi për Triksën: “Më vjen ta ha fare…këtu ka shumë presion dhe nuk po bëj dot gjërat që dua…”

Lidhja mes Donaldit dhe Beatrix ka marrë vëmendjen kryesor gjatë ditëve të fundit. Ka prej banorëve që dyshojnë nëse vërtetësia kësaj lidhjeje dhe nëse ajo do jetë e vazhdueshme apo jo. Po ashtu edhe publiku mendon se pas hyrjes së Romeos në shtëpi, vëllai binjak i Donaldit, ky i fundit ka ndryshuar disi dhe është ftohur ndaj Beatrix. Mirëpo gjatë mbrëmjes Donaldi i shuajti këto zëra dhe dha një deklaratë të fortë për Triksën.

“Ka ndikuar për mirë patjetër, jo vetëm për Beatrix por në përgjithësi. Atë ditë kur ndoqa klipin realisht kam menduar të largohem nga shtëpia. Duhet thjesht të dini se këtu ka shumë presion dhe unë nuk po bëj dot gjërat që dua. Banorët nuk pushojnë së komentuari, ka momente për shembull kur atë vajzën më vjen ta ha fare”- tha ai.