Donaldi shprehu pëlqimin për Beatrixin/ Bora Zemani merr vendimin e papritur…

Takimi mes Donaldit dhe Borës në Big Brother Albania Vip ka qenë shumë emocionues. Dyshja në fund të takimit janë puthur dhe përqafuar dhe kjo gjë nuk mund të harrohet lehtë edhe nga publiku, i cili u habit/surprizua edhe më shumë kur Donaldi i bëri një dhuratë Borës me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre. Aktori i dha Borës varësen e tij të cilën e futi në një pako me embëlsira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit.


Por, pas kësaj çifti siç duket “u mor mësysh”. Donaldi u shpreh se është lodhur nga etiketimet si partneri i Borës, ndërsa theksoi se është single. Ndërkohë, afrimi me Beatrix, puthjet dhe përqafimet e tyre i kanë vënë vulën. Ditën e djeshme, Donaldi dhe Beatrix janë larë bashkë në dush. E veshur me bikini të verdha, ajo i kërkoi Veshajt ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët. Donaldi u tregua i gatshëm ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishëm. Në një moment dëgjohet Beniada që thotë: “Plasi dashuria në dush.”

Me tej …Pergjigju ose pi është loja e radhës për banorët e organizuar nga ‘vëllai i madh’. Kjo lojë i ka ndarë banorët në çifte ku pjesë e tyre ishte edhe Donaldi dhe Beatrix.

Petja për Donaldin ishte: “Emri i personit që të tërheq më shumë seksualisht”?


Donaldi nuk hezitoi të përgjigjej, duke na lënë të kuptojmë se Beatrix është personi që po ‘çmend’ aktorin brenda shtëpisë.

Pas Donaldit edhe Beatrix ka pranuar se ajo ka një pëlqim ndaj tij. Gjatë lojës “Përgjigju ose pi” këngëtarja e ka pranuar hapur se ka pëlqim për Donaldin e po ashtu ka fantazuar për të….

Por, e papritura ndodhi sot

Në shenjë revoltimi Bora e ka hequr varësen e Donaldit nga qafa dhe nuk e ka vendosur në emision siç bënte çdo dite.