Messi më i madhi i historisë së futbollit/ Ja renditja pasuese e lojtarëve më të mirë…

Lionel Messi është vetë historia e futbollit. Sulmuesi argjentinas fitoi për herë të 7-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga France Football, revista prestigjoze që organizon këtë çmim. Messi mposhti konkurencën e Benzema, Jorginho, Kanté dhe Lewandowskit.


NGA I DHJETI TEK I DYTI – Giggio Donnarumma mbylli dhjetëshen e parë, ndërsa në vendin e nëntë u pozicionua sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Kevin De Bruyne është pozicionuar në vendin e tetë, kurse para tij Mohamed Salah. Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë dot as në “top5”, pasi ishte i gjashti.

Ngolo Kante, kampion Europe me Chelsea, u rendit në vendin e pestë. Benzema i katërti dhe Jorginho i treti vijuan klasifikimin, duke mbetur pas Robert Lewandowski që u rendit i dyti.

20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.


Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.

Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuccin e Chiellinin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it.

Alexa Putellas fitoi “Topin e Artë” për femra si futbollistja më e mirë e vitit. Kapitenia e Barcelonës u vlerësua pas një sezoni fantastik me ekipin katalans