“Do ma japësh çik burrin”/ Aktorja bën reagimin epik ndaj Aurela Gaçes: “Ta lë, por mos …

Këngëtarja Aurela Gaçe ka zgjedhur të ndaj detaje të reja rreth klipit të këngës së fundit që ka publikuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur tregon se sa të vështirë e pati të gjente modelin apo aktorin për klipin e këngës “Në të zënça”. Ndër të tjera Aurela tregon se kur ka takuar rastësisht aktoren e humorit Delina Dishën, i është kujtuar se bashkëshorti i saj mund të ishte personazhi i duhur për klipin.

Madje këngëtarja tregon edhe batutat mes saj dhe aktores së humorit.


“Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall. O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie( s’më shkonin me këngën) e, s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagjja përshembull.

Takoj rastësisht Delina Dishën edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm

I them- , A do ma japësh një çikë burrin?

Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj, direkt ma hodhi batutën-

Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”-shkruan Gaçe.