Mariela Faber : “Në zonën muze në Korçë, mbi oborrin e Mësonjëtores të Parë Shqipe ,se shpejti do të përballemi me këtë “përbindësh”…

Në qendër të zonës muzeale pranë “Mësonjtores” në Korçë kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti shumëkatësh, që pritet t’i shtohet qytetit juglindor .Por zona e përzgjedhur për t’u ndërtuar, ka bërë që qytetarët të reagojnë, pasi nuk pranojnë që ky objekt të jetë pranë “Mësonjtores”.


Mariela Faber, bashkëshortja e arkitektit të ndjerë Kliti Kallamata, ka reaguar në lidhje me këtë temë, teksa shprehet se oborri i Mësonjtores do plotësohet me një monstruozitet për shkak të interesit që kanë njerëz të pamend.

Mariela Faber :

“Në qendër të zonës muze në Korçë, mbi oborrin e Mësonjtores të Parë Shqipe, së shpejti do të përballemi me këtë perbindesh! Kazmat që gjymtojne fytyrën e qytetit, spekulantët e poshtër, interesi i të cilëve verbon nderin e tyre, njerëz të pamend që nuk e kuptojnë se janë barbarë, do plotësojnë oborrin e Mësonjtores të 1887 me këtë monstruozitet”, shkruan Faber.